Saturday , December 10 2016
de-biazi-lista

Shqipëri-Izrael/ Publikohet lista e lojtarëve të grumbulluar. Rikthehet Sadiku, ja kush do të mungojë

Më 12 nëntor, ditën e diel, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, Shqipëria do të pres në ndeshjen e fundit për këtë vit sa i përket kualifikueseve të Botërorit “Rusi 2018” Izraelin. Trajneri i Kombëtares Shqiptare Gianni De Biasi sot ka publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar me këtë rast.
Në listëne publikuar, edhe pse disi e pritshme, bien në sy mungesat e Ergys Kaçes dhe sulmuesve Shkëlzen Gashi e Sokol Çikalleshi, por vihet re emri i Armando Sadiku, i cili është bërë pjesë e listës së të grumbulluarve, pasi po riaftësohet pas një dëmtimi disi të rëndë të pësuar në fillim të Europa League për këtë sezon me ekipin e Zurich.

Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Berisha, Hoxha, Strakosha, Shehi.
Mbrojtës: Aliji, Djimsiti, Hysaj, Agolli, Mavraj, Ajeti, Veseli.
Mesfushorë: Basha, Memushaj, Roshi, Hyka, Lila, Lenjani, Xhaka, Kukeli, Grezda, Abrashi.
Sulmues: Balaj, Çani, Sadiku, Llullaku, Manaj.
De biazi gjatë konferencës së dhënë para gazetarëve është shprehur se nuk do të jetë një sfidë edhe aq e dhe se Izraeli, sipas tij “është një skuadër e fortë, me cilësi të mira dhe me lojtarë që aktivizohen në kampionatet më të rëndësishme europiane. Kësisoj, nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *