Sunday , December 4 2016
tmp_3168-fb_img_1478986481539741751249

Shqipëri-Izrael/Krerët e komuniteteve fetare të pranishëm në “Elbasan Arena”

Ndeshje e zakontë futbolli Shqipëri-Izrael, por që tërhoqi vëmendjen e gjithë botës. Tensione artificiale polici e tepërt dhe qytetarë të frikësuar.
Ajo që i dha një tjetër pamje kësaj ndeshjeje futbolli ishin tifozët ishin shqiptarët. Në një ndeshje të tillë në një qytet shembull i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare nuk mund të mungonin në stadium drejtuesit më të lartë të komuniteteve fetare të Elbasanit. Të gjithë sëbashku të ulur krah për krah në tribunën e “Elbasan Arena”, për të mbështetur kombëtaren e Shqipërisë dhe për t’i treguar edhe një herë mbarë botës që ne jemi njerëz që e duam qytetërimin dhe që harmonia është ajo që kemi trashëguar dhe do ta çojmë përpara. Ky është Elbasani, kjo është Shqipëria, ku policia nuk ka pse të vihet në një alarm të tillë, pasi ne jemi Shqiptarë dhe miqtë dimë t’i presim dhe respektojmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *