Monday , November 20 2017

Shqipëria merr një medalje ari në Artet Marciale

Pogradecari Emanuel Rakipi fitoi çmimin e parë në Kampionatin Ndërkombëtar të Arteve Marciale në disiplinën Kung-Fu, për peshat 70 kilogram dhe moshat 19-20 vjeç.

Kampionati u zhvillua në Greqi, ku Emanueli rrëmbeu Medaljen e Artë.

Një javë më vonë, në datat 13-14 maj i njëjti sportist kthehet në Shqipëri me Medaljen e Argjendtë, të cilën e fitoi në kampionatin Ballkanik që u zhvillua në Sofie të Bullgarisë.

Puna e trajnerit të përkushtuar Dritan Lushka, por edhe mbështetja dhe përkushtimi i Bashkisë së Pogradecit për investimin në sporte.

Bashkia siguron se do jetë gjithmonë përkrahë talenteve të reja, dhe do të japë ndihmë thelbësore për zhvillimin e sporteve të reja në qytet dhe me gjerë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: