Monday , June 26 2017

Shqipëria mundet nga Italia, ja sa tifozë sfiduan temperaturat në “Elbasan Arena”

“Elbasan Arena” nuk i sjell fat Kombëtares shqiptare të femrave, pasi u mundën 0 me 1 nga Kombëtarja U-19 e Italisë.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 6′ nga ana e Regazolit, e cila tribloi të gjithë mbrojtjen shqiptare për ta dërguar topin në rrjetë.

Në përgjithësi loja ka qenë në një nivel mesatar, duke marrë parasysh edhe temperaturat e ulëta.

Ajo që ra në sy ishte prezenca e tifozerisë në shkallët e stadiumit, duke sfiduar motin e ftohtë.

Bëhet fjalë për jo më shumë se 1 mijë tifozë, pjesa më e madhe të vegjël që vinin nga ekipet e moshave në qytet.

Kjo ishte ndeshja e parë për 2017 për të dyja ekipet, me femrat shqiptare që e nisin me humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: