Saturday , December 3 2016
90

Shqiptarja humb jetën tragjikisht në Itali, 90 vjeçari e shtyp me makinë në trotuar

Shqiptarja, Diana Brahimi, e cila po kthehej në shtëpi në këmbë si çdo natë, pas pune u godit për vdekje nga një makinë në rrugën “Via Di Vittorio” në Ponsacco të Pica-s. Mediat italiane shkruajnë se aksidenti ka qenë shumë i fortë dhe trupi i gruas kishte pësuar dëme të shumta.

Shumë njerëz u mblodhën në vendin e ngjarjes përfshirë të afërm të Dianës pasi vendi i aksidentit ishte afër me shtëpinë e saj. Mediat shkruajnë se faji ka qenë i gjithi i shoferit në moshë të thyer (90 vjeç), i cili humbi kontrollin e mjetit dhe shtypi gruan shqiptare në trotuar.

Mediat italiane shkruajnë se Diana njihet në komunitet pasi punonte si estetiste dhe familja kishte shumë vite që jetonte në Itali.

Aksidenti ndodhi në orën 19:30 te ditës së hënë dhe me gjithë ndihmën e shpejtë ajo nuk arriti të mbijetojë. Diana Brahimi ka lënë pas bashkëshortin dhe tri fëmijët e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *