Sunday , December 11 2016
15094374_622777904549453_2512361203693747292_n

Shtëpitë e jashtëzakonshme prej druri të frymëzuara nga filmat e Tim Burton (Foto)

Shtëpi të vogla prej druri dhe më materiale të riciklueshme që duket se janë frymëzuar nga filmat e Tim Burton. Për të arritur një gjë të tillë i është dashur shumë punë dhe kohë, artistit dhe marangozit Dan Pauly, i cili e ka trashëguar nga familja përpunimin e drurit.

Në krijimet e tij ne gjejmë parametrat e ndërtimeve gotike dhe të përrallave që na bëjnë të ëndërrojmë. Në të njëjtin kontekst janë vendosur dhe këto shtëpi që praktikisht e kanë bërë këtë artist të përsosur dhe të shquar për bukurinë dhe qëndrueshmërinë e gjithë kësaj në to.

Ndërtimet e bëra nga Dan Pauly janë shtëpitë prej druri, të cilat në përgjithësi janë të vogla, të frymëzuara nga një botë fantazish dhe të përshtatura në mënyrë të detajuar në varësi të personit që i kërkon ato.

Druri është materiali dhe baza kryesore e ndërtimit të këtyre shtëpive të frymëzuara nga filmat e Tim Burton. Ky fakt është shumë i rëndësishëm, sepse përdorimi i një materiali të tillë si druri që ka krijuar natyra dhe që vihet në dispozicion nga njeriu me një kosto të ulët mendohet të sjell përfitime të mëdha sidomos në shëndet.

Ky artist Dan Pauly vjen nga një familje artistësh dhe mjeshtrish, të cilët kanë emigruar nga Zvicra në Shtetet e Bashkuara në shek.e njëmbëdhjetë, ku trashëgimia europiane duket në veprat e tij. Për gati 200 vjet familja e tij ushtron aftësinë e të punuarit me dru, duke realizuar krijimet e mrekullueshme, të frymëzuara nga arti i së kaluarës bashkëkohore.

Këto ndërtesa të mrekullueshme janë realizuar me materiale të riciklueshme, të cilat ende meritojnë të vlerësohen dhe të bëhen objekte admirimi, citon elbasani plus.

15032055_622777974549446_986496525867776049_n 15094374_622777904549453_2512361203693747292_n 14993391_622777871216123_1047192694833970134_n 15095623_622777854549458_6502382613502405438_n 14732354_622777831216127_6465980519162412853_n 15094507_622777791216131_8198649933472742211_n 15036172_622777771216133_5453357495664132880_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *