Thursday , December 8 2016
maks-velo

SHTETI I TE MARREVE: MAKS VELO, LOLO DHE VEGLA E SIGURIMIT, FUT PERCARJE FETARE NE MES TE SHQIPTAREVE

Maks Velo nuk ndalet me sulmet që i bënë fesë islame. Ai ka deklaruar se feja islame është problematike dhe se nxit dhunë, duke shtuar se kombi shqiptar ka qenë i krishterë, ai thekson se Shqipëria nuk është vend islam.

“Kombi shqiptar ka qenë komb i krishterë. E gjithë zona e Mesdheut ishte djep i krishterë. Nuk jemi vend islami, islami ishte atje tek Arabia Saudite, kjo ka shumë rëndësi edhe për të kuptuar islamin seksi, që nuk është aq seksi”, ka thënë Maks Velo gjatë promovimit të librit provokues të Mustafa Nanos, “Selam aleikum, baba!”.

Ai shtoi se, “islami nuk jep garanci, ky është problemi. Nuk është problemi që është një tjetër fe, nuk jep garanci se brenda natës mund të gdhihesh nesër vehabist, siç ngjau andej, u shkatërrua një kontinent i tërë. Ka rrezik të prishë edhe BE”.

Velo tha më tej: “Në fund të jetës bëhet rezultat. Edhe për fenë duhet të bëhet rezultati. Nëse ajo fe do kishte rezultat pozitiv, asnjë njeri s’do ishte kundër. Pse nuk ka kundërshti për budistët në Europë?”, tha Velo.

Pastaj ai provokoi myslimanët: “Pse për këta vetëm? Sepse këta e kuptojnë me shumë dhunë avancimin e tyre. Unë e shoh me shumë frikë këtë. Po të ishte ai islami i mirë, nuk do kishim pasur vajtje në Siri, nuk do kishim pasur një seri evenimentesh që janë të rënda dhe për të cilat ka frikë Europa. Është një problem real. Unë kur i shoh këtu në bulevard, mua më zë frika”.

Maks Velo njihet si vegel e Sigurimit qe e perdori per te ndjekur e pergjuar Odile Danile; ne burg ka punuar si informator, mbas burgut rrethe te caktuara e kane perdorur si lolo te [arise. Mirepo ai reflekton nje qendrim te frikshem anti-shqiptar te parise se Tranes dhe prandaj, edhe pse nuk eshte sjellje normale, ne shtetin e te marreve, sjellje te tilla duhet marre seriozisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *