Saturday , December 10 2016
uke1

SHUKALB konferencë me temë “Uji dhe punësimi”, pjesëmarrëse edhe UKE

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Elbasan ka marrë pjesë në një konferencë tri ditore në Tiranë me temë “Uji dhe punësimi”, 2-4 nëntor, konferenca dhe ekspozita e përbashkët ballkanike, me mbështetjen maksimale të USAID.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë drejtues dhe përfaqësues të drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve nga e gjithë Shqipëria.

Në qendër të fokusit të kësaj konference tri ditore ka qenë punësimi në këtë sektorë si edhe furnizmi me ujë i të gjitha familjeve.

Konferenca është zhvilluar pranë ambienteve të Expocity, ku edhe është bërë një ekspozitë me tuba dhe materiale të tjera që shërbejnë për përcjelljen e ujit.

Nga rrethi i Elbasasit kanë marr pjesë drejtori i Ujësjellës-Kanalizime Elbasan, kryetari i bordit Klevis Xhoxhi dhe nënkryetari i bashkisë Elbasan si dhe dr. Mikel Gjokthomi si edhe pjesëtarë të  administratës së UKE-së.

Sot është dita e fundit e kësaj konference.

uke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *