Monday , December 16 2019
Loading...

Si duhet të sillemi me vjehrren pas lindjes së femijës?

Pas lindjes së fëmijës gruaja ka nevojë për intimitet në familjen e saj të re, por në të vërtetë nuk ndodh kështu! Midis vizitorëve të ndryshëm, më të shpeshta do të keni takimet me vjehrrit, ku zakonisht më e vështirë të menaxhohet është marrëdhënia e vjehrrës me nënën e re.

Vjehrrat e ditëve të sotme

Duhet të theksojmë se në ditët e sotme vjehrrat tregohen më të ndërgjegjshme se më parë në lidhje me qëndrimin që duhet të mbajnë përsa i përket familjes së re të djalit të tyre, duke kuptuar se mënyrat e rritjes së fëmijës tashmë janë ndryshe nga ajo e kohës së mëparshme. Për këtë arsye e vetmja gjë që duhet të bëni është t’i jepni besimin tuaj. Megjithatë, fatkeqsisht jo gjithmonë ndodh kështu.

Kur vjehrra nuk e kupton ndryshimin midis kohërave

Gjithcka varet nga karakteri i palëve, dhe mund të ndodhë që vjehrra të vijë pranë jush menjëherë pas lindjes duke ju ofruar këshillat e saj, të cilat me shumë mundësi nuk ja keni kërkuar aspak. Gjyshja mund gjithashtu edhe të sjellë shumë dhurata për nipin apo mbesën, të cilat, nëse vizitat bëhen tepër të shpeshta konsiderohen si dhurata me një “qëllim të caktuar”, ashtu edhe si çdo fjalë apo këshillë e saj. Nga ana tjetër, vështirësi do të ndiejnë edhe vjehrrit tuaj, të cilët janë duke përjetuar gjithashtu një rol të ri në jetën e tyre me të cilin duhet të mësohen si të jetojnë dhe përshtaten.

Si duhet të veprojmë?

Këshilla jonë është të mundoheni të merrni sa më me pozivitet fjalët dhe këshillat e vjehrrës, kjo pasi ky pozitivitet do të ndihmojë shumë në krijimin e një marrëdhënie të mirë midis dy grave që ndajnë dashuri të ndryshme për të njëjtin burrë. Ju e doni atë si bashkëshortin tuaj ndërsa vjehrra si nënë. Pra, në vend të parë duhet të vendoset besimi reciprok. Mbani mend se ata kanë fëmijën e tyre në shtëpinë tuaj, dhe gjithsesi përpiqen t’ju këshillojnë për të bërë më të mirën e mundshme. Nga ana tjetër, edhe ju në një moment pas lindjes do të keni nevojë për ndihmë në lidhje me punët e shtëpisë apo kujdesin e fëmijës, dhe për këtë mund t’ju vijë në ndihmë vjehrra juaj. Ndoshta duke nisur nga kjo nevojë do t’ju vijë natyrshëm t’i besoni si edhe të mësoheni të delegoni. Përpiquni që në të gjitha rastet të zgjidhni fjalët e duhura për ta bërë të kuptojë vjehrrën tuaj se dicka mendoni ta bëni ndryshe, duke evituar që një refuzim ndaj fjalës së saj të cënojë marrëdhënien tuaj.

Kujdesi ndaj fëmijës

Nëse mendoni t’ja besoni vjehrrës kujdesin e fëmijës ndërsa nuk jeni në shtëpi, është mirë ta këshilloni në lidhje me kërkesat që keni në drejtim të kësaj, dhe nëse sheqeri dhe kripa nuk do të konsumohen deri në moshën 1-vjeçare duhet t’ja bëni të qartë se kështu duhet të jetë. Nëse ndonjë nga rregullat tuaja do të shkelet duhet t’ja vini në dukje por pa shkaktuar ndonjë dramë në shtëpi, sigurisht nëse ngjarja nuk është e rëndë. Mbani mend se kujdesi i marrë nga gjyshja do ta ndihmojë edhe fëmijën, duke qënë se ai zhvillohet nëpërmjet marrjes së stimujve të ndryshëm. Nëse marrëdhënia juaj me vjehrrën nuk është shumë pozitive,lindja e fëmijës mund ta rregullojë atë duke qënë se ju do të shikoni sa dashuri do të ketë fëmija juaj drejt gjyshërve!