Thursday , December 8 2016
cc943bb2-ec02-44c7-b4e1-05fcefea635e-0

Si mund të gjeni një veshje për xhepin tuaj

Të gjeni një fustan për një mbrëmje të veçantë është një ndër arsyet më të mëdha që kanë sidomos vajzat në ditët e sotme.
Për të gjetur një veshje të përsosur pa shpenzuar shumë ne ju rendisim disa këshilla si më poshtë:
Gjëja e parë që duhet të bëjë një femër për të blerë një fustan të bukur është shëtitja për të parë dyqanet. Këshilla e vlefshme është që një veshje për stinën e dimrit më lirë këtë do ta gjeni në stinën e verës.
Gjithashtu stili i veshjes që ju keni dhe që doni të keni për një event duhet gjithmonë t’i përshtatet karakterit dhe tipareve tuaja. E thënë ndryshe blini diçka të lirë por që flet për karakterin tuaj, për eventin dhe për personat që ju do të shoqëroheni. Të gjitha këto kanë rëndësi dhe do t’ju marrin pak kohë në të menduarinn e asaj që ju do të zgjidhni për të blerë.
Një mënyrë tjetër për të pasur një veshje të bukur po pa pasur shumë shpenzime është që të kombinoni veshjet e gardarobës tuaj me ndryshime të vogla që i përshtaten kohës së tanishme, vendit që ju do të shkoni, por mbi të gjitha i përshtaten trupit dhe personalitetit tuaj. Riparimi i një rrobe të vjetër do t’ju hyjë shumë në punë, por mbi të gjitha do t’ju kursejë kohë dhe para.
Avantazhi i një blerje të lirë është dhe krijimi vetë i dizajnit të veshjes suaj, duke krijuar diçka të re, por me një shumë të vogël parash. Në këtë mënyrë ju me idetë tuaja mund të krijoni një stil unik, të veçantë dhe që kjo veshje e bërë nga ju mund të vihet re nga të gjithë për llojin e saj. Këtu duhet të keni parasysh njëkohësisht që të përshtasni materialin, me dizajnin, por edhe me eventin apo ngjarjen ku do të shkoni, duke treguar vendosmërinë dhe imagjinatën që ju keni.
Një këshillë e fundit për të pasur një veshje të re me pak shpenzime është vendosja dhe shpenzimi për aksesorët. Këtu duhet t’ju hyjnë akoma më shumë në punë imagjinata dhe idetë krijuese. Aksesorët mund të krijohen me nga shumë objekte apo sende që ju keni në shtëpi dhe në këtë mënyrë nuk shpenzoni pothuajse asgje vetëm kohën se si ti ndërtoni ato. Kemi dëgjuar kohët e fundit që artistët përdorin mjete që nuk i duhen më vetëm për të krijuar aksesorë unikë dhe të veçantë, por që i përshtaten stilit të veshjes së tyre.
Nëse ekzitojnë idetë mjetet për të realizuar veshje unike me shumë pak shpenzime janë të pafundme, por ndjekja e këtyre këshillave do t’ju vijë në ndihmë në rastet kur ju jeni në dilemë, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *