Monday , June 26 2017

Si mund të mbroni putrat e qenit tuaj nga akulli dhe bora

Kur temperaturat bien dhe bora është një nga treguesit e saj, atëherë edhe njerëzit sidomos ata që i duan kafshët dhe dëshirojnë që të kujdesen në mënyrën e duhur për ta, atëherë duhet të mësojnë dhe mënyrën e saktë se si mund ti mbrojnë këta kafshë nga i ftohti.

Pikërisht në këtë artikull ne do t’ju prezantojmë disa mënyra ose mjete të natyrshme që do të mbrojnë këmbët e qenëve tuaj nga bora dhe i ftohti.

Dimri mund të jetë një kohë e vështirë për qentë sidomos kur janë jashtë shtëpisë dhe kontakti i këmbëve të tyre bie direkt me rrugët e akullta dhe borën.

Pikërisht ky ekspozim i qenëve në rrugë të ftohta mund të shkaktojë probleme për ta dhe sidomos për këmbët e tyre.

Prandaj disa këshilla të vlefshme do të ishin:

Gjëja e parë që ju sugjerohet që të bëni është shkurtimi i flokëve përreth këmbëve. Ndoshta ju keni menduar të kundërtën, që floku i gjatë i mbron nga i ftohti, por jo sidomos floku që ndodhet përreth këmbëve mund ti krijojë qenëve zona të mira për të formuar akullin. Kjo sigurisht jo vetëm që nuk do ti lejojë të ecin, por edhe do ti mbajë ftohtë.

Një mënyrë tjetër e mirë është që kur dilni për shëtitje me kafshën tuaj këto ditë të ftohta dimri duhet të mbani dhe një peshqir me vete në mënyrë që të hiqni herë pas here borën nga këmbët e qenit tuaj, duke i lejuar atij që të ecë pa vështirësi.

Rekomandohet gjithashtu që shëtitjet me kafshët tuaja të jenë shumë të shkurtra, sepse ndryshe do të rrezikoni shëndetin e kafshës suaj.

Një këshillë që do t’ju ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të kafshës suaj pas shëtitjes është larja e këmbëve të qenit tuaj me ujë të ngrohtë direkt pasi keni mbërritur në shtëpi. Pas kësaj rekomandohet që këmbët e tij të pastrohen me një leckë të butë, në mënyrë të tillë që të mos i dëmtoni ato.

Këshilla e fundit që ju vjen në ndihmë kafshëve tuaja është dhe aplikimi i një kremi natyror, kjo pasi i keni pastruar këmbët e tyre. Ky lloj kremi do t’i ndihmojë qentë tuaj që të kenë këmbë të pastra, të buta dhe do t’i mbrojë ata nga i ftohti. Përgatitja e këtij kremi është e thjeshtë: dy lugë vaj ulliri, dy lugë vaj kokosi, nji lugë gjelle gjalpë dhe nji lugë çaji me dyllë. Bëhet përzierja e të gjithë këtyre përbërësve derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme dhe në fund kremi është gati për aplikim.

Ky krem është një nga përbërësit më natyral për mbrojtjen e kafshëve nga i ftohti, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: