Monday , April 23 2018

Si mund të ndërtoni një shtëpi ekologjike dhe të sigurt?

Për të ndërtuar një shtëpi ekologjike dhe të sigurt është krijuar projekti nga arkitektët më të mirë në botë dhe ky vjen i prezantuar në këtë mënyrë.

Nëse jeni duke planifikuar për të ndërtuar një shtëpi të re, sigurohuni që plani juaj të jetë i qëndrueshëm, efikas dhe ekonomikë. Tërmeti që goditi Italinë këtë verë, ka vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes rëndësinë e ndërtimit të një shtëpie.

Ne jemi viktima të një mbindërtimi të shfrenuar, të paqëndrueshëm, ndërtesa që nuk kanë vërtetim që mund t’ju ofrojnë siguri dhe në raste lëkundjesh sizmike.

Megjithatë tashmë vjen një zgjidhje që mund të parandalojë këto raste fatkeqësish. Pikërisht arkitektët kanë kombinuar anën estetike, praktike dhe atë të kontrollit gjatë ideve të krijimit të shtëpive ekologjike dhe të sigurta. Nga foto që tregohen ju do të shihni që këto shtëpi janë ndërtuar nga materiale të riciklueshme dhe nga burime të rinovueshme.

Prezantimi i këtyre shtëpive është një teknikë që bëhet publike për t’i dhënë të gjithë njerëzve që dëshirojnë të krijojnë ose të ndërtojnë një shtëpi të re një sinjal të rëndësishëm për një shtëpi ekologjike, të parrezikuar nga fenomenet e ndryshe dhe mbi të gjitha duke përdorur materiale të riciklueshme. Të gjitha këto janë të treguara dhe të ilustruara me pamje, që shfaqin një bukuri të paimagjinueshme, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: