Friday , December 13 2019
Loading...

Si shumë të tjerë piqte mish në skarë, por tani ky djalosh vlen 1 miliard dollarë

Një djalosh si shumë të tjerë, që punon për të mbijetuar në skarën e një restoranti, i gatshëm për të pjekur mishin sipas dëshirave të klientëve të ndryshëm në Stamboll.  I urtë, me pak fjalë, me shumë pak vite shkollë, por me sa duket me shumë ëndrra të fshehta.

Fotografia nuk e tregon, por përtej atyre syve të qeshur fshihej e ardhmja e një prej sipërmarrësve më të fuqishëm në botën e gastronomisë globale, dhe pse jo edhe të showbizit.

Janë sytë e Nusretit adoleshent, ose siç e njohin tashmë botërisht edhe yjet e sportit dhe Hollywoodit, Salt Bae. Kasapi 35-vjeçar falë videove virale ku i hidhte kripë në një mënyre origjinale dhe pothuajse teatrale mishin e pjekur u shndërrua në një yll të rrjeteve sociale, ku vetëm në Instagram ka rreth 26 milionë ndjekës.

E gjithë kjo famë përkthehet në shumë para, dhe Nusret bashkë me sipërmarrësin që i besoi hapjen e restorantit të parë në 2010 tashmë zotërojnë një perandori që shtrihet nga Stambolli deri në New York, dhe që vlen pothuajse një miliard dollarë. Por këtë, adoleshenti në foto nuk e dinte ende, ndoshta.