Thursday , April 19 2018

Si të kemi flokë të shëndetshëm në këtë stinë të acartë

Mendohet se tek femrat janë flokët gjëja e parë që vihet re dhe për këtë arsye ato duhet të kujdesen shumë që dhe paraqitja e tyre të jetë e duhura.
Në verë flokët dëmtohen nga i nxehti i diellit, ndërsa në këtë stinë të acartë dimri flokët dëmtohen nga i ftohti. Si ndodh kjo?

Temperaturat e ngrohta në shtëpi mund të jenë të përshtatshme për flokun, por në momentin që ju dilni pikërisht kontakti i parë i flokut tuaj me temperaturat e ftohta kryen një proces, ku lëkura e kokës suaj do të thahet. Në këtë mënyrë tharja e tepërt e lëkurës së kokës do të dëmtojë rrënjët e flokut, dukë i çuar ato drej rënies së tepërt.

Femrat stresohen shumë gjatë kësaj stine dhe një nga arsyet është rrëzimi i flokut, por që të mundoheni të shmangni këtë problem, ju duhet të përdorni maska hidratuese që reduktojnë tharjen e lëkurës.

Pikërisht këto maska, që janë të shumta në numër, janë dhe të pasura me proteina, kanë efekt riparues për flokë dhe lëkurë të thatë, si dhe janë shum ëtë shëndetshme që flokët e një femre të duken rrezëllitëse dhe plot jetë.

Një këshillë tjetër për flokë të shëndetshëm gjatë stinës së dimrit është që ju të përdorni kapele për kokën tuaj në momentin kur dilni nga një ambient i ngrohtë në një të ftohtë, sepse aty qëndron i gjithë problemi i dëmtimit të flokut tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: