Tuesday , December 11 2018
Loading...

Si të mbajmë larg mushkonjat pa prishur paratë dhe cilësinë e ajrit?

Vera erdhi dhe problemi më i madh i gjithsecilit prej nesh janë mushkonjat e uritura që vërsulen drejt nesh.

Por ne do ju paraqesim disa veprime dhe medikamente natyrale për t’i mbajtur larg nga shtëpitë tona këto insekte acaruese. Për shembull, një këshillë të mirë që ju japim është evitimi gjatë verës të kremrave dhe parfumeve me aromë frutash sepse ato tërheqin mushkonjat.

Ç’rrezik ka përdorimi i insekticideve? Para se të përdoren këto produkte, duhet të lexojmë  me kujdes përdorimin e tyre për të mos i krijuar probleme jo vetëm shëndetit tonë, por edhe kafshëve shtëpiake, pasi bëhet fjalë për produkte kimike shumë të dëmshme.

Prandaj të provojmë medikamente natyrale kundër mushkonjave:

  1. Para së gjithash, të vendosim rrjeta në dritaret tona.
  2. Të evitohet mbetjet e ujit në pjatat e vazove të luleve dhe të eksperimentojmë  me teknikën e monedhës së bakrit. Mjafton të vendosim një monedhë bakri në pjatën e çdo vazoje për ta bërë të papëlqyeshëm ujin ku zakonisht mushkonjat depozitojnë vezët.
  3. Qepët dhe erëza si p.sh karafili përzënë mushkonjat. Mjafton të lëmë në shtëpi një pjatë me gjysmë qepe dhe disa kokrra karafil. Po kështu mund të mbajmë në shtëpi edhe një enë me uthull dhe disa feta limon.
  4. Ka disa lloje bimësh në gjendje të largojnë mushkonjat si p.sh borziloku, livanda, mentja, mëllaga. Koha për të mbjellë disa në ballkon.
  5. Së fundi, e dini që nëse mbillni hudhra në kopshtin tuaj, janë efikase kundër parazitëve dhe mushkonjave. Kështu vendosim disa thelpinj në kënde të ndryshme të shtëpisë sonë dhe I themi jo mushkonjave xinxare.