Thursday , April 19 2018
Sick woman

Si të mbrohemi nga sëmundjet e stinës?

Të gjithë e kanë provuar tashmë që vjeshtë-dimër janë stinët më  “kapricoze” sa i përket lëvizjes së temperaturave. Sigurisht që më shumë se gjithçka këtë gjë e ndjen trupi i njeriut. Shumë njerëz ndihen të lodhur, të tjerë akoma më keq, sëmuren në mënyrë të pashpjegueshme dhe të përsëritur.

Atëherë, natyrshën na lind pyetja: çfarë duhet të bëjmë që të ndihemi të gjallëruar e plot jetë si në stinën e verës? Në fakt e rëndësishme është si të ndjekim disa këshilla të thjeshta dhe praktike për tu bërë.

Gjatë stinës së vjeshtës ditet shkurtohen në mënyrë progresive, temperatura ulet ndjeshëm, njerëzit janë më të predispozuar për të kaluar më shumë kohë në vënde të mbyllura dhe të ekspozohen gjithmonë e më pak në diell. Ulja e temperaturave shton mundësitë për t`u prekur nga infeksionet bakteriale dhe virale.

Kështu që në këtë rast është  rëndësishme që të marrim masat mbrojtëse. “Të mbrohesh” do të thotë ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa më efiçent, për të qenë më të fortë dhe më ta gatshëm për t`u mbrojtur.

Aktivitet sportiv është një nga mënyrat e mbrojtjes, pasi ai mund të përmirësojë qarkullim e gjakut, tonifikojë muskulin kardiak, t‘i japë më shumë oksigjen organizmit dhe të shkarkojë stresin motiv. Sigurisht është shumë e rëndësishme të dihet se një ushqyerje e shëndetshme duhet të përshtatet me stilin e jetesës, me llojin e punës që bëjmë, moshën dhe sezonin.

Dihet që nevojat ushqimore janë të ndryshme në periudha të ndryshme të jetës.  Megjithatë, rregulli i përbashkët është: shumë fruta, perime jeshile dhe ushqime të freskëta. Me një sistem korrekt ushqyerjeje, me një administrim të mirë të stresit, dhe me pak aktivitet fizik do të jeni vërtet në gjëndje ta përballoni sa më mirë stinët më të ftohta të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: