Sunday , December 4 2016
gripi-dhe-virozat-2-547x330

Si të parandalojmë ftohjen dhe gripin. Ja mënyrat!

Ndodhemi në stinën që, ulja e temperaturave shumë personave u shkakton ftohje të shoqëruar me hundë të zëna, dhimbje fyti, teshtima, zë të ngjirur etj.

Për t’i parandaluar ato duhet të kujdeseni shumë që të mos ftoheni apo t’ju zërë gripi. Më poshtë po ju tregojmë gjashtë hapat që duhet të ndiqni për të parandaluar ftohjen sezonale dhe gripin.

Blini një lagështues të ajrit – Virusi i gripit “lulëzon” në ambientet me ajër të thatë.

 Vazhdoni të lëvizni – Njerëzit që stërviten ftohen zakonisht më pak se ata që nuk kryejnë aktivitet fizik.

Hani shëndetshëm – Ulja e numrit të kalorive mund t’ju bëjë më të ndjeshëm ndaj gripit.

Flini më shumë – Fjetja më pas se 7 orë në natë trefishon gjasat që ju të ftoheni krahasuar me mbi 8+ orë gjumë.

Pastroni duart – Moda e vjetër, sapuni dhe uji, mund të vrasin mikrobet që ju bëjnë të sëmurë.

Merrni vaksinën kundër gripit – Edhe nëse ju zë gripi, vaksina kundër gripit mund të pakësojë simptomat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *