Tuesday , December 6 2016
pol2ok

Siguria maksimale Shqipëri-Izrael, 2 mijë forca policie drejt Elbasanit; tuneli mbyllet në 15:00

Policia e Shtetit po vazhdon me planin e masave për garantimin e sigurisë së ndeshjes Shqipëri- Izrael, në Elbasan Arena. Policia e shtetit ka njoftuar se nga ora 15:00, tuneli në rrugën Elbasan-Tiranë do të jetë i bllokuar dhe qarkullimi do të devijohet nga Durrësi.

Forca të shumta të policisë ndodhen në Elbasan, ku në mbrëmje në orën 20:45 minuta “Kuqezinjtë” do të përballen me izraelitët në kuadër të eleminatoreve të botërorit “Rusi 2018”.

Skuadra e Izraelit ka zhvilluar stërvitjen e parë mbrëmë në stadiumin “Elbasan Arena” nën masa të rrepta sigurie. Rreth 2 mijë forca të Policisë së Shtetit, repartit special RENEA dhe FNSH, ndërkohë Garda e Republikës është angazhuar për sigurinë e hotelit ku qëndron skuadra izraelite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *