Situata e fundit në akset rrugore të vendit. Ja si paraqitet Elbasani - ElbasaniPlus
Monday , February 27 2017

Situata e fundit në akset rrugore të vendit. Ja si paraqitet Elbasani

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka pasqyruar sot kalushmërinë e rrugëve në vend në kushtet e reshjeve të dendura të dëborës.

Në Rajonin Verior Shkodër: Nuk ka ndryshim në gjendjen e akseve të këtij Rajoni. Kontraktorët janë duke punuar për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Në kthesat e ekspozuara ka grumbullime të sasisë borës , për shkak të erërave të forta.

QARKU ELBASAN – Në aksin rrugor Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Aksi rrugor Elbasan – Gjinar po pastrohet dhe kriposet, në vendet ku ka ngrica. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në aksin rrugor Librazhd – Stëblevë, qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave. Aksi rrugor Tiranë-Dalja e Tunelit-Elbasan nuk ka probleme për qarkullimin. Është pastruar dhe spërkatur me kripë.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Gjendja e kalueshmërisë në akset e këtij Rajoni është normale, me përjashtim të segmentit Lunik – Steblevë, ku qarkullohet me zinxhirë.

Nga komunikimi me specialistin e Drejtorisë së Rajonit Jugor Gjirokastër, mësojmë pas punës së kryer nga kontraktori për pastrimin e aksit dhe për hedhjen e kripës, tani qarkullimi në aksin Vlorë – Palasë kryhet pa zinxhirë.

Vazhdon puna për pastrimin e akseve Tepelenë – Gjirokastër dhe Gjirokastër – Kakavijë, të cilat vazhdojnë të qarkullohen me zinxhirë. Po ashtu vazhdon puna edhe në Përmet – Çarshovë – 3 Urat, ku trashësia e borës ka arritur 35 cm.

Në Qafë Muzinë po punohet për pastrimin e aksit. Momentalisht kalohet akoma me zinxhirë.

Të gjithë kontraktorët që mbulojnë me kontrata mirëmbajtje akset rrugore, janë në gadishmëri nuk ka probleme ne qarkullimin.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në akset ku ka prezencë bore ose ngricash, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: