Sunday , December 4 2016
ramaaa-shtabi

Situata e rënduar në vend, Rama mbledh Shtabin e Emergjencave

Moti i keq në orët e vona të mbrëmjes ka bërë që lumi Vjosë të dalë nga shtrati duke arritur në kuotat maksimale dhe duke përmbytur disa hektarë me toka në zonën e Novoselës.

Deri tani janë evakuuar 20 familje, ndërsa 3 banesa janë nën ujë. Banorët e zonës i frikësohen nivelit të ujit pasi sipas tyre nëse niveli rritet edhe me gjysmë metri atëherë do të jetë e njëjta situatë si vitin e kaluar.

Kryeministri Rama, menjëherë pas gjendjes së krijuar në terren, ka mbledhur Shtabin e Emergjencave për të bërë një analizë të situatës të shkaktuar si pasojë e reshjeve të dendura që kanë kapluar vendin tonë ditët e fundit.

Problematika janë hasur edhe në zonën e Lezhës, ku në terren ndodhen edhe forcat e ushtrise. Sipas ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në Lezhë janë evakuuar 24 banorë.

Ndërkohë, në zonën e Shkodrës , sipas ministrit Gjiknuri, nuk ka rrezik për përmbytje. Ai tha gjithashtu se edhe furnizimi me energji elektrike po shkon drejt normalizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *