“S’ka valle dhe dreka e darka”, Rama jep “ultimatum” për Vitin e Ri: Ligj të ashpër për mediat

Më mbledhjen e qeverisë mëngjesin e sotëm, Rama ndau detyrat për ministrant ndërsa tha se sot do të nisej drejt Bratislavës, dhe më pas në Turqi, ku do të organizohet një konferencë me donatorë për Shqipërinë.

Rama kërkoi që të votohej ligji antishpifje, dhe që ndëshkon mediat që përhapin lajme të rreme, veçanërisht në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Lajmet e rreme janë kriminale, mjafton rasti se kjo solli një të vdekur, se u tha që spitali i Durrësit ishte shembur, pa llogaritur kaosin dhe pa llogaritur plagosjen. Do të ketë një ashpërsim të ligjit anishpifje, veçanërisht për kushtet e emergjencës”, deklaroi Rama.

Nga ana tjetër Rama paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë shpenzim për festa, për vitin e ri, dhe as shpenzime për të shpërblyer punonjësit e sektorit publik.