Saturday , December 10 2016
sssssssssssssssssss_1478551731-1053267

Skamje e thellë/ Familja nga Dragostunja e Librazhdit ndihmohet nga FNSH-ja Fier

Një familje në fshatin Dragostunjë, Librazhd, ka qenë në qendër të fokusit në emisionin “Fiks Fare”, i cili paraqiti skamjen që ka kapluar këtë familje. Por menjëherë pas prezantimit të gjendjes së vështirë në të cilën jetonte kjo familje erdhën edhe reagimet e para, të cilat nuk ishin të pakëta.

Më e veçanta prej tyre dhe më e papritshmja ishte nga efektivët e FNSH-së së Fierit, të cilët u sensibilizuan me rastin në fjalë dhe dhanë ndihmën e tyre financiare dhe materiale për 6 anëtarët, 5 prej të cilëve fëmijë. Ata, vullnetarisht, pasi u njohën me rastin dhe kushtet mizerable të familjes, grumbulluan një sasi të hollash, si dhe përgatitën pako me rroba dhe ushqime për ta dhe shkuan vetë personalisht për t’ia dorëzuar ndihmat.

“Pasi kemi parë skamjen në të cilën jetonte kjo familje, të gjithë së bashku vendosën të bëjmë një dhuratë sa do të vogël. Të gjithë ne së bashku mund të bëjmë gjëra të vogla, por që për këto familje mund të ketë vlera të mëdha. Secili nga ne mund ta bëjë këta pa asnjë sforco”, u shpreh komandanti i këtij reparti, Artur Selimaj.

Kjo ndihmë u pranua mes lotëve dhe gëzimit të familjes e cila, përveç skamjes, vuan edhe mungesën e kryefamiljarit. Në fund të fundit ka ende njërëz të mirë kjo botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *