Sunday , November 19 2017

Skandal në burgun e Peqinit: Kartelat shëndetësore të të burgosurve mbushen fiktivisht

Një i dënuar i diagnostikuar me astmë bronkiale, veshka dhe prostatë qëndron me ditë në izolim.

Një ankesë e ardhur nga dënuari Edmond Mustafaj, për shkak të mosmarrjes së medikamenteve, pavarësisht se shënoheshin në kartelën e tij mjeksore, ka nxjerrë në pah një problematikë të thellë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

I dënuari vuan nga tre sëmundje njëkohësisht: Astmë bronkiale, veshkat dhe prostatë, e megjithatë ai është mbajtur me ditë në izolim. Gazetarja e emisionit “Boom” ka arritur të komunikojë me të dënuarin, me nënën e tij, me mjekun e burgut si dhe me drejtorin e emëruar vetëm pak kohë më parë.

Sipas mjekut të burgut, ilaçet ndonjëherë edhe ua blinin vetë ata, sepse insitucioni nuk ua siguronte. Ndërkohë që drejtori i institucionit të vujtjes së dënimit thotë se, ilaçet për këtë të burgosur, gjatë kohës që ai e drejton këtë institucion kanë qenë të siguruara.

Por nëna e të dënuarit, tregon recetën e ilaçeve, të cilat duhet  t’ia blejë të birit me paratë e saj, ndonjëherë edhe duke shitur kanaçe. Për këtë rast është shprehur edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, nëpërmjet avokatit të tij.

Fondet  jepen, kartelat mbushen, por ilaçet blihen nga familjarët e të burgosurve. E mbi të gjitha, pavarësisht problematikës shëndetësore të këtij personi, sëmundjeve të shumëfishta, ai vuan trajtimin me izolim për ditë të tëra, një shkelje flagrante kjo e të drejtave të njeriut.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: