Sunday , December 4 2016
Foto arkiva
Foto arkiva

Skenë lufte në Itali./3 Italianë qëllojnë me armë ndaj një grupi shqiptarësh.

Tre italianë kanë qëlluar me armë ndaj një grupi shqiptarësh. Ngjarja ka ndodhur përpara një bar-kafeje në rrugën Musomelil.

Brenda pak kohe policia ka mundur që të ndalojë edhe tre personat përgjegjës për këtë ngjarjes që janë të moshave, 58, 31 dhe 23 vjeç. Ata janë arrestuar me akuzën e tentativës së vrasjes.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë dëshmitë e 4 shqiptarëve, të cilët për ti shpëtuar plumbave kishin hyrë në bar-kafenë. Tre personat që kanë qëlluar ishin duke udhëtuar me një makinë Nisan Micra kur janë qëlluar. Policia tha se ka marrë edhe dëshmitë e personave të tjerë dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave.

Policia italiane thotë se në banesat e të arrestuarve ka gjetur edhe tabela të karabinierëve dhe dyshohet se ata ndalonin makina me qëllim për ti grabitur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *