Thursday , December 8 2016
15032098_623252874501956_5310198139466016048_n

Skulptura më fantastike e realizuar me lapsa me ngjyra (Foto)

Ekzistojnë kaq shumë forma të shprehjes artistike, siç mund të jetë skulptura. Në këtë rast që do të paraqesim nuk është një formë tradicionale e skulpturës, por një projekt i lindur nga riciklimi dhe krijimi i një imazhi vetëm nga lapsat me ngjyra.

Kjo ide e bukur erdhi dhe u realizua nga Molly Gambardella, artiste dhe ilustruese, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara dhe ka një dëshirë të fortë për të shprehur aftësitë e artit të saj përtej tradicionales. Në këtë rast zgjedhja e riciklimit bëri të mundur krijimin e një prej skulpturave më të pazakonta, por edhe të rralla për nga bukuria e origjinaliteti.

Molly pëlqen që të shpreh veten duke përdorur teknika të ndryshme që nga ilustrimet e thjeshta deri tek skulpturat gjigante. Kohët e fundit ajo realizoi këtë skulpturë, që ishte dhe projekti i fundit i saj, ku ajo i dha dhe emrin Color Blind.

Kjo skultpurë përfshin vetëm lapsa me ngjyra, megjithatë numri i pëlqimeve të fotove që Molly ka nxjerr në faqen e saj në rrjetet sociale ka marr mijëra klikime, duke e bërë këtë artiste ndër më të njohurat përsa i përket artit unik dhe mënyrës së realizuar. Për këtë arsye ky lloj realizimi i artit është quajtur unik dhe i mrekullueshëm, citon elbasani plus.

15094861_623252967835280_7015137976604581897_n 15079037_623252934501950_3214997279098231584_n 15032098_623252874501956_5310198139466016048_n 14991928_623252841168626_6947109248901371444_n 15094295_623252814501962_6525751911535834097_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *