Thursday , December 8 2016
1-37-780x439

Sot Dita botërore kundër skllavërisë

Sot është Dita botërore për zhdukjen e skllavërisë, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen kundër formave moderne të skllavërisë, të tilla si shfrytëzimi seksual, puna e fëmijëve, martesat e detyruara dhe rekrutimi me forcë i fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 21 milionë njerëz në mbarë botën – më shumë se gjysma e tyre gra dhe fëmijë – janë të skllavëruar.

Me rastin e kësaj dite, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka dhënë këtë deklaratë:

“Çdo ditë, në të gjitha rajonet e botës, gratë trafikohen, shiten dhe mbyllen në shtëpi publike për shfrytëzim seksual. Vajzat e vogla martohen me detyrim dhe keqpërdoren seksualisht. Fëmijët punojnë në miniera dhe thithin pluhur toksik. Të tjerët rrëmbehen, shndërrohen në ushtarë dhe detyrohen të vrasin e të torturojnë”, ka thënë ai.

Dita ndërkombëtare kundër skllavërisë, 2 dhjetor shënon datën e miratimit, nga Asambleja e Përgjithshme, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjen e Trafikimit të Personave dhe të Shfrytëzimit të prostitucionit të të tjerëve (rezolutës 317 (IV) i 2 dhjetorit 1949).

Fokusi i kësaj dite është mbi zhdukjen e formave bashkëkohore të skllavërisë, të tilla si trafikimi i personave, shfrytëzimit seksual, format më të këqija të punës së fëmijëve, martesës së detyruar, dhe rekrutimin e detyruar të fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.

Më 25 mars 2007, OKB-ja shënoi 200 vjetorin e Zhdukjes së Tregtisë së Skllavërisë Transatlantike. Kurse në vitin 2008 Dita Ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të skllavërisë dhe e Tregtisë së Skllaveve Transatlantike u bë një respektim vjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *