Thursday , December 8 2016
libra

Sot dita e dytë e panairit të Librit “Tirana 2016”

Panairi i Librit, i cili siparin e hapi ditën e djeshme, është një ngjarje e rëndësishme kulturore për botën shqiptare, e cila ka si objektiv paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në treg në harkun kohor të një viti, nëntor 2015 – nëntor 2016.

Ky panair bën bashkë të gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lexuesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medies e të tjera, me synimin për të krijuar e zhvilluar kontakte tradicionale midis tyre, duke synuar promovimin dhe nxitjen e leximit në masat e gjera, veçanërisht te të rinjtë, pasi këta të fundit mendohet se e kanë braktisur librin, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë.

Ky është panairi i 19-të që zhvillohet radhazi në qytetin e Tiranës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila organizon Panairin e Librit të Tiranës qysh prej vitit 1998. Panairi i filluar dje do të vazhdojë deri më datë 13 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *