Sunday , August 19 2018
Loading...

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore. Maturantët testohen nëpër korridore

Maturantët në mbarë vendin po i nënshtrohen ditën e sotme provimit të parë të detyrueshëm. Janë rreth 3700 maturantë që po testojnë njohuritë e tyre në gjuhët e huaja. Testimi ka nisur në orën 10:00 dhe zgjat zgajt deri në orën 12-30.(2 orë e 30 min)
50 pikë është vlerësimi maksimal i testit i cili ka 25 pyetje, 13 pyetje plotësohen me alternativë dhe 12 me zhvillim.

Ky (Gjuha e huaj) është provimi i parë i Maturës Shtetërore, ndërsa ditët në vijim maturantët do të testojnë njohuritë dhe në dy provimet më të rëndësishme, atë të gjuhës shqipe e letërsisë dhe të matematikës.

Si asnjëherë më parë provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen në korridoret dhe palestrat e shkollave.

Ministria e Arsimit ka vendosur që provimet të bëhen në korridoret e shkollave apo palestra, për arsye sigurie ose e thënë ndryshe për të penguar kopjimin.

Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë rreth 40 mijë maturantë, që do testohen në 4 provime të detyruara të maturës shtetërore.