Saturday , January 21 2017

Sot samiti ndërkombëtar ”Tendencat e përbashkëta për migrim të kuadrit shëndetësor nga vendet e Ballkanit Perëndimor”

Në Shkup organizohet sot samiti ndërkombëtar me temë ”Tendencat e përbashkëta për migrim të kuadrit shëndetësor nga vendet e Ballkanit Perëndimor”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë samit do të shpalosen të dhënat e studimit të parë hulumtues që detajisht i shqyrton faktorët dhe arsyet e problemit të migrimit të mjekëve nga Ballkani Perëndimor.

Organizator i samitit është Organizata ndërkombëtare hulumtuese ”Healthgrouper”. Ata thonë se në dy vitet e fundit kanë punuar në dy projekte të migrimit të kuadrove nga Ballkani Perëndimor, që është mbështetur financiarisht nga Universiteti i Friborgut në Zvicër, përmes Mbështetjes rajonale për promovim të hulumtimeve në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas agjencisë së lajmeve AIM në këtë hulumtim janë përfshirë Maqedonia, Serbia, Kosova dhe Shqipëria, ndërkaq janë përfshirë punëtorë eminent të shëndetësisë, profesionistë dhe profesorë të njohur nga jashtë.

Në samit do të marrin pjesë edhe profesorë eminent nga Izraeli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: