Friday , December 13 2019
Loading...

Strehimi tek llixhat e Elbasanit/ Basha: I prekur nga bujaria e pronarëve të hoteleve

Basha ka vizituar këtë të shtunë paraditë të strehuarit në hotelet e llixhave në Elbasan:

Lideri I opozitës shprehu mirënjohje për zemërgjersinë bujare të mjaft personave që kanë hapur dyert e shtëpive dhe bizneseve të tyre për të prekurit nga tërmeti.

Hotelet në Llixhat e Elbasanit kanë hapur dyert për familjet e goditura nga tërmeti dhe janë gati të akomodojnë qindra njerëz në nevojë. 60 të parët kanë ardhur prej dy ditësh, kryesisht nga Durrësi. Jam i prekur dhe thellësisht mirënjohës për zemërgjerësinë bujare dhe dhembshurinë njerëzore të hotelierëve dhe personelit të hoteleve.

Kjo është Shqipëria e vërtetë e njerëzve me zemër të madhe, shkruan mes të tjerash Basha në lidhje me solidaritetin e shprehur edhe në Elbasan për të dëmtuarit nga tërmeti I fortë I 26 nentorit.