Monday , December 5 2016
sulm-me-autobombe-ne-turqi

Sulm me autobombë në Turqi.

Afër godinës shtesë të Drejtorisë së Policisë së Dijarbakërit (Diyarbakır) në lagjen Ballar (Bağlar) të qytetit sot në mëngjes ka ndodhur një shpërthim.

Në shpërthim janë plagosur shumë persona. Sipas deklaratës së bërë nga Prefektura (e Dijarbakërit) vlerësohet që sulmi të jetë kryer me autobombë.

Në komunikatën e prefekturës nuk përcaktohet numri i viktimave apo të plagosurve.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në disa objekte që ndodhen përreth.

Të plagosurit u transportuan në spitalet e qytetit me ambulancat që u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *