Wednesday , November 13 2019
Loading...

Sulm kundër xhamisë në Francë, agresori një ish-militant i ekstremit të djathtë.

Në qytetin Bayonne, në Francë, një 80-vjeçar, ish kandidat i Frontit Kombëtar të Marine Le Pen, ka gjuajtur me pistoletë në drejtim të xhamisë, brenda së cilës ndodheshin shumë besimtarë, duke plagosur 2 persona.
Fillimisht ai u përpoq ti vinte zjarrin derës së xhamisë. Një çift të moshuarish, 74 dhe 78 vjeç tentuan ta ndalonin dhe paskësaj ai gjuajti në drejtim të tyre duke i plagosur.
Gjatë përpjekjes për arratisje ai i vuri zjarrin edhe një veture.
Sipas mediave lokale, Claude S, autor i sumit, ishte një ish-kandidat i Marine Le Pen ‘Front National’ në zgjedhjet lokale të 2015.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij policia gjeti një armë dhe një bombul gazi.
Ende nuk dihen shkaqet e atentatit.
Në lidhje me ngjarjen reagoi edhe Marine Le Pen. “Është një veprim i pakualifikuar, absolutisht në kundërshtim me të gjitha vlerat e promovuara nga lëvizja jonë”