Saturday , December 10 2016
sulm-ne-jug-te-turqise

Sulm terrorist në Jug të Turqisë. 2 persona humbin jetën.

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e të entjes në një parking shumë pranë selisë së Prefekturës Adana, qytet në jug të Turqisë.

Prefekti i Adanas, Mahmut Demirtas, deklaroi se në shpërthim kanë humbur jetën 2 qytetarë dhe janë plagosur 16 të tjerë.

“Një automjet me targa të Mersinit është shpërthyer rreth orës 08.05 (me orën lokale) pranë hyrjes së Prefekturës. Akti është kryer nga një grua”, tha ndër të tjera Prefekti Demirtas.

Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje janë dërguar një numër i madh autoambulancash dhe ekipe zjarrfikëse.

Policia nga ana e saj ka bllokuar të gjitha rrugët që të çojnë në godinën e prefekturës për arsye sigurie.

Ministri turk për Bashkimin Evropian dhe kreu i negociatave të Ankarasë me Brukselin, Omer Çelik, bëri me dije përmes një postimi në “Twitter” se akti në Adana ishte një sulm terrorist.

“Terrorizmi i mallkuar vazhdon të shënjestrojë qytetarët tanë. Do të luftojmë deri në fund kundër këtij terrorizmi në emër të njerëzimit”, theksoi ministri Çelik në rrjetin social.

Ndërsa deklarata e dytë e anëtarëve të qeverisë erdhi nga zv/kryeministri Numan Kurtulmus.

“Turqia, e cila është kthyer në shënjestër për shkak se po prish lojërat e pista, që luhen në rajon, nuk do t’i dorëzohet terrorizmit; përkundrazi, do të vazhdojë me vendosmëri maksimale luftën e saj kundër terrorizmit. Dënoj fuqishëm sulmin tradhtar në Adana. Mallkoj me gjithë shpirt terrorizmin dhe përkrahësit e tij. Lus Allahun që të mëshirojë viktimat dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit”, tha zv/kryeministri Kurtulmus nga llogaria e tij zyrtare në median sociale./trt/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *