Sunday , December 11 2016
Foto Arkiva el+
Foto Arkiva el+

Takim midis TKZ dhe FSHF. Nuk pati asnjë rezultat

Tifozët Kuq e Zi dhe zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë zhvilluar një takim në Prishtinë, me kërkesë të këtyre të fundit. Arsyeja është vendimi i grupimit më të madh që mbështet kombëtaren për bojkotimin e sfidave të kuqezinjve në Shqipëri.

Megjithatë, duket se edhe pas këtij takimi, Tifozët Kuq e Zi nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe do të bojkotojnë sfidat që Shqipëria do të luajë si vendas. Ky njoftim është bërë publik nga vetë grupim i tifozëve.

“Tifozët Kuq e Zi njoftojnë anëtarët se sot (E shtunë) me kërkesë të FSHF-së ka pasur një takim. Në takimin e mbajtur në Prishtinë, iu sqarua edhe një herë zyrtarëve të FSHF-së se vendimi i marrë për bojkot të ndeshjeve të Kombëtares në Shqipëri është i prerë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *