Saturday , December 3 2016
tahiri

Tahiri: Kush dorëzon armët, s’ka ndjekje penale

Qeveria shqiptare vetëm pak ditë më parë deklaroi se do të niste një aksion kombëtar në të gjithë vendin se do të mblidhte armët në çdo shtëpi.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ditëm e sotme ka përsëritur thirrjen për dorëzim vullnetar të armëve që mbahen pa lejen e posaçme nga autoritetet. Ai tha se është në të mirën e të gjithëve që t’i dorëzojnë këto armë vullnetarisht, pasi ata që i dorëzojnë armët brenda afatit nuk do të kenë pasoja penale.

“Ndërkohë, dhe në qoftë se do jetë e nevojshme ne do ndërmarrim dhe nisma ligjore për të shpallur periudha vakance ose periudha ku sipas Kodit Penal nuk do dënohet ai që do t’i gjendet në shtëpi një armë. Por, dorëzimi vullnetar nuk përbën vepër penale”, deklaroi Tahiri.

Tahiri ftoi median, shoqërinë civile, intelektualët dhe gjithë aktorët e tjerë që të mbështesin dhe t’i bashkohen kësaj nisme dhe e cilësoi si një problematikë jo të vogël armëmbajtjen pa leje në shoqërinë shqiptare.

Këto komente, ministri i bëri nga Kombinati në Tiranë, ku ndodhej për të shpërndarë ndihma për familjet e përmbytura gjatë reshjeve të fundit në kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *