Monday , June 25 2018
Loading...

Takimi i llogaridhënies në Shushicë/ Sejdini: Kemi bërë shumë e më shumë do të bëjmë

Takimi i llogaridhënies në Shushicë nuk mund të mos niste me investimet e shumta që Bashkia e Elbasanit ka kryer në këtë zonë. Kryetari i Bashkisë Z.Sejdini theksoi disa prej tyre ndërkohë që mirëpriti edhe shqetësimet e banorëve të kësaj zone:

“Nga viti 2015 deri në vitin 2018 vetëm në Njësinë Administrative Shushicë janë shpenzuar 77 milion e 40 mijë e 179 lekë të reja, për rikonstruksionin e KUZ Vreshtan -Hajdaran, mirëmbajtja e rrugës Komonos, mirëmbajtja e rrugës Shelcan -Polis i Vogël. Mbrojtje nga Përroi Gurash-Shënthatësh, zëvendësimin e sifonit në Vreshtaz faza e dytë, përmirësim pyjor në Shushicë, rikonstruksioni ujësjellësit në Fushë Buall, ndërtimi i kopshtit në Hajdaran, rikonstruksioni i rrugës Qafë Hajdaran-Byshek, ndërtimi i Urës së varur në fshatit Polis Valë. Duke vazhduar me pastrimin e kanalit Polis -Studan, mbrojten nga gërryerja e lumit Shkumbin në Polis Valë. Janë pak 14 investime, janë pastruar gjithësej 7.11 km, kanale vetëm në Shushicë, gjithësej 44km kanale në të gjithë Njësinë Administrative në fazën e dytë”.