Thursday , December 8 2016
15311501_2171382013087244_1456130167_o

Të rinjtë kundër ngritjes së inceneratorit në Elbasan, thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e së shtunës

Grupimi rinor kundër djegjes së plehrave, ka bërë thirrje ditën e sotme për një pjesëmarrje masive në protestën e ditës së shtunë para Prefekturës së Elbasanit, për të kundërshtuar ngritjen e inceneratorit në këtë qytet.
Sipas tyre, kjo protestë bëhet për të mbrojtur jetën e gjithsecilit, pa dallim moshe, ndaj të rinj e të moshuar duhet t’i bashkohen atyre ditën e shtunë në orën 11.00.
Ky grupim propozon riciklimin e plehrave dhe jo djegjen e tyre, bazuar kjo edhe në mendimin e specialistëve, për më tepër që do të ketë edhe një kosto më të ulët.
“U bëjmë thirrje të gjithëve të jeni të pranishëm në protestën e ditës së shtunë. Sa më shumë të jemi në shesh aq më shumë do dëgjohet zëri ynë. Kjo është një protestë për veten tonë, për familjen tonë, për shëndetin dhe të ardhmen tonë”, mbyllej deklarata e këtij grupimi të rinjsh.
Ndërkohë, është për të ardhur keq që kjo protestë do të mbahet në këtë kohë, meqenëse janë investuar miliona euro për këtë çështje, ndaj do jetë e vështirë që të ketë një kthim pas./V.M

15311501_2171382013087244_1456130167_o 15300746_2171382103087235_2058833555_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *