Saturday , December 10 2016

“Tejkalimi i shpejtësisë i mori jetën drejtuesit të këtij automjeti”

Ky ka qenjë një ndër sloganet që ka përdorur sot Policia Rrugore Elbasan me qëllim sensiblizimin e drejtuesve të mjeteve.

Sot u zhvilluan një sërë veprimtarish sensibilizuese për ndërgjegjësimin e të gjithë përdoruesve të rrugës për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.tejkalimi-i-shpejtesise

Në Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Trafikut Rrugor, si dhe në kuadër të thirrjes së bërë nga Policia Rrugore, të gjithë drejtuesit ndaluan automjetet e tyre për 1 minutë në orën 12.00 të ditës së sotme, në shenjë nderimi të viktimave të trafikut rrugor.

Po gjatë ditës së sotme punonjësit e Policisë Rrugore mbajtën një shirit të zi në nderim të viktimave nga aksidentet rrugore.

Në të gjitha kryqëzimet e qytetit Elbasan Policia Rrugore shpërndau flet palosje me mesazhe sensibilizuese per te respektuar rregullat e Qarkullimit Rrugor.tejkalimi-i-shpejtesise2

Në orën 12:00 në hyrje të qytetit Elbasan vendin ku ishte improvizuar një skenë e një aksidenti rrugor punonjësit e policisë rrugore mbajtën një minutë heshtje
në nderim të viktimave të aksidenteve rrugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *