Sunday , November 19 2017

Tek Furra e Xhevatit në Elbasan, emblema e një bukëpjekësi

Shumë njerëz janë gati të bëjnë gjithçka për tu bërë të njohur e të famshëm .Shumë investojnë e shumë provojnë.Dikush ia del dikush jo. Por ka edhe nga ata njerëz të cilët puna që kanë bërë prej një jete I ka bërë të njohur në qytetet ku jetojnë. I tillë është “Xhevati”  furrxhiu I Elbasanit që të gjithë e njohin. Në një intervistë për Elbasaninews Xhevati tregon diçka më shumë rreth jetës,punës dhe familjes së tij.

Si e filluat ju këtë profesion?

Gjithçka nisi si një punë e thjeshte më shokët .Ne ishim rreth 8 kalamanj ,shokë, dhe si në ate kohë nuk kishim bukë të hanim.Babai me dy mijë leke (leke te kohës) që fitonte në atë kohë nuk na mbante dot dhe kështu fillova të merresha me punë.

Kush jua mësoi zanatin?

Ishte ‘’Xhaferr Toska ‘’  me të kam punuar që në fillimet e mia.Ishte ai që më mësoi se si të punoja.

Ku keni punuar fillimisht?

Gjatë punës kam ndërruar 3 vende. E fillova tek Çesmja e re, tek Rruga e trenit dhe tek Zaranika.Vendi ku ndodhemi tani është furra ku qëndrova. Që prej  vitit 1958 kam ndenjur në të njëjtin vend.

Keni mbi 60-vjet që bëni të njëjtën punë çdo ditë .Vazhdoni të punoni me të njëjtin pasion si kur filluar ?

Po ,po të kishte ndryshuar diçka  nuk do ta bëja më këtë punë .Po të mos e dashuroja këtë punë nuk do të qëndroja kaq gjatë këtu.

Si fillon dita juaj?

Më përpara ,se tani unë jam moshë e madhe (80 vjeç) nuk kisha pushim.Isha natë –ditë në punë.Kisha punë dhe punoja.Nuk di të thëm se kur filloj e kur mbaroj.Dita fillonte me përgatitjen e brumit të cilin e bëja vetë.Tani merrem më shumë me shitjen.Që  në mëngjes e deri kur iki, u shërbej njerëzve.

Dikur e gjithe procedura, që nga zënia e brumit  e deri tek pjekja bëhej me dorë ,sot pothuajse gjithçka bëhet me ndihmen e teknologjisë .A ka ndonjë ndryshim tani në cilësinë e bukës apo shijes së saj?

Po ka sepse dikur nuk kishte drita dhe e gjitha bëhej me dorë dhe kjo të ‘merrte shpirtin” .Duhet të hapja brumin me dorë ,dhe lodhesha shumë.Sot është me e thjeshtë se brumin e bën ‘’brumatriçia’’  ndërsa pjekja është me korent .

Sa lloje bukësh bëni ju?

Tani rreth 13-14 lloje janë  që I bëjmë çdo ditë.

Djali juaj do vazhdojë nën gjurmët tuaja? A ndani të njëjtin pasion për këtë profesion?

Sigurisht që ai do vazhdojë ,përderisa qëndron dhe punon këtu  ka edhe dëshirën që ta vazhdojë në të njëjtën rrugë ,nëse nuk ke dëshirë asgjë nuk bëhet .Ai ka qenë edhe në Itali,punoi atje si furrxhi dhe pastaj u rikthye këtu.

Nëse do të ishte dhenë mundësia ta ndërroje këtë profesion do ta bëje?

Jo në asnjë menyrë ,mua më hyri në qef kjo punë që në fillim .

Çfarë ka të veçantë për ju kjo punë?

Ka kënaqësinë që merr kur njerzit të thonë ‘’ Të lumshin duart’’.Ma thonë të gjithë .Mua me jepesh edhe për kuzhinë psh ne Shkodër kur ishte Met Çusi e do të mblidheshin të gjithë kryetarët e rretheve  erdhen dhe më ‘’bzajtën ‘’ mua për të rregullaur vendin.’’Unë I bana 3 tava me kos,3 me leng batre dhe 3 tava me pestil.Kur erdhën të gjithë kryetarët pastaj ,Met-a tha kush I ka bërë këto,I lumshin duart qenkan me nam.Madje Rexhep Shkolla më tha do të vish të punosh me ne,por une nuk pranova .Kam pasur mundësi për të bërë punë të tjera por nuk kam dashur”.

Edhe pse rruga në të cilën ndodhet furra juaj mban emrin e nje personaliteti ,sërisht njerzit thonë që ndodhem tek furra e Xhevatit apo afër furrës së Xhevatit.Si ju bën të ndjeheni ky fakt?

(Qesh) Vjetërsia ka bërë punën e vet .U bënë mbi  60 vjet në të njëjtin vend.Unë vetë kam dëgjuar njerzit që thonë ku do lëm takim? Tek furra e Xhevatit.Ndjehem mirë.

Janë të kënaqur njerzit me punën tuaj?

Janë! Fakti që ata vijnë çdo ditë do të thotë që e vlerësojë atë që unë bej se e bëj mirë.

Na thoni diçka rreth jush?

Gjithçka e kam arritur me punë . Me punë gjithçka kam.Edhe kur isha, psh ,”kur isha tek furra tjetër, tek Zaranika që e kishte “mamadajës” në atë kohë ,e la ajo, e mora unë.”Çohesha në orën 1 të natës ,baja bukët e grunit ,I merrja hesapin atij dhe hapja punën teme”.Kam sakrifikuar shumë për këtë punë se punoja sa andej –këndej.Me këtë punë mbajta familjen .Me dëshirë dhe punë arrihet gjithçka.

Mes perdes së lehte te loteve që I mbulojnë syte ,Xhevati kujton momentin e vështirë të humbjes së bashkëshortes . I pyetur për mbiemrin ai thotë se njerzit e njohin si “Xhevati “dhe ai kështu dëshiron që ta kujtoje si Xhevati .Xhevati I furrës së bukës.

Edisona Skenderi /elbasaninews

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: