Sunday , December 4 2016
debore1479215236

Temperaturat e ulëta, fillojnë reshjet e dëborës në vendin tonë

Temperaturat e ulëta që kanë prekur vendin tonë, pas ndërprerjes së shirave, kanë sjellë reshjet e para të borës për këtë vit në veri dhe juglindje të vendit.

Qyteti i Korçës dhe zonat përreth saj ditën e sotme janë zbardhur nga reshjet e borës.

Bora e rënë deri tani ka arritur deri në 15 centimetra trashësi në zonat e thella. Sipas të dhënave për të gjithë qarkun, nuk janë krijuar probleme në akset rrugore të juglindjes.

Reshjet e dëborës parashikohen të vazhdojnë edhe gjatë ditës se nesërme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *