Tensione në Maqedoni, gjakoset Zaev. Xhaferi i rrethuar nga protestuesit në kuvend - ElbasaniPlus
Monday , May 29 2017

Tensione në Maqedoni, gjakoset Zaev. Xhaferi i rrethuar nga protestuesit në kuvend

Zgjedhja e kryeparlamentarit Talat Xhaferi me votat e shumicës së re parlamentare në Maqedoni është shoqëruar me trazira dhe një situatë tejet të tensionuar në ambientet jashtë dhe brenda Kuvendit.

Nga raportimet e para të medieve në Maqedoni, udhëheqësi i LSDM-së Zoran Zaev është parë i gjakosur, ndërkohë që të gjithë deputetët janë mbledhur në pjesën e sipërme në sallën e konferencave, për t’i shpëtuar përplasjeve të mundshme me protestues nacionalistë të VMRO-DPMNE-së. Të dhunuar kanë mbetur edhe shumë gazetarë.

Në kuadër të situatës së tensionuar pritet edhe një konferencë e jashtëzakonshme për shtyp nga ambasadorët e huaj në Maqedoni, ndërkohë që kreu i ri Xhaferi ka bërë thirrje për të mos u përfshirë nga paniku.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: