Wednesday , November 13 2019
Loading...

Tentoi të përdhunojë të renë, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari në Elbasan

Një 36-vjeçar me iniciale O.C. ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me forcë me një 22-vjeçare.
Njoftimi i policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë, shtetasin:
O.C., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 22-vjeçare.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.