Thursday , November 14 2019
Loading...

Tentoi të përdhunonte studenten, gjykata e Elbasanit liron 36-vjeçarin: S’ka prova

Gjykata e Elbasanit ka liruar 36-vjeçarin, O.C, i cili tentoi të përdhunonte një studente italo-shqiptare të quajtur Rovena Zekaj, 22-vjeç.

Prokuroria ka kërkuar 40 ditë burg deri në sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, megjithatë Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje. Kjo për shkak se pretendojnë se ka mungesë provash për të pranuar kërkesën e Prokurorisë për 40 ditë burg ndaj O.C.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 tetor, ku më pas u vu në prangat e policisë edhe 36-vjeçari. Ndërkohë 22-vjeçarja, Rovena Zekaj rrëfeu për Report Tv të gjithë ngjarjen. Zekaj, 22-vjeç, prej vitesh ka jetuar në Itali është rikthyer në Shqipëri, konkretisht në Elbasan nëpërmjet programin të shkëmbimit të studentëve “Erasmus”.

Ajo rrëfen se një natë kur po kthehej në shtëpi, tre persona në makinë “Golf” të bardhë e kanë ngacmuar fillimisht me fjalë të pista dhe e kanë kërcënuar. Nga frika, ajo tregon se ka memorizuar targën dhe e ka denoncuar në polici, por nuk pati asnjë reagim nga uniformat blu. Djemtë u rikthyen sërish më vonë, me një tjetër makinë dhe njëri prej tyre, e ka ndalur dhe ka tentuar që ta përdhunojë.