Wednesday , August 16 2017

“Terrorizmi i dhunshëm”: Twitter bllokon mbi 370 mijë profile.

Kompania Twitter ka njoftuar mbrëmë se i ka pezulluar 376,890 profile në pjesën e dytë të vitit të kaluar, për shkak të “promovimit të terrorit”, që paraqet rritje për 60% në krahasim me 6 muajt e parë të vitit 2016.

Bllokimi i fundit e sjell në 636,248 numrin e profileve të suspenduara prej gushtit të vitit 2015, kur Twitter i shtoi përpjekjet për ndaljen e “ekstremizmit të dhunshëm”.

Twitter, Facebook dhe rrjetet e tjera sociale, janë nën presion nga qeveritë në gjithë botën që t’i bllokojnë militantët, të cilët e përdorin Internetin për rekrutim dhe për lansim të sulmeve.

Në një njoftim të ndarë, Twitter ka thënë se kërkesat e qeverive për të dhënat e shfrytëzuesve janë rritur 7% në pjesën e dytë të vitit 2016, në krahasim me pjesën e parë të vitit të kaluar./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: