Monday , December 5 2016
15178224_626869867473590_327571487877530310_n

Tiny House, mini-shtëpitë e mrekullueshme për zogjtë (Foto)

Shpesh kemi dëgjuar të flitet për Tiny House, që janë shtëpi të vogla për njerëzit, por që të ekzistonin të tilla dhe për zogjtë nuk është dëgjuar deri më sot. Ja pra ka edhe të tilla, të cilat janë vlerësuar e cilësuar jo thjesht si shtëpi apo kafaze për shpendët, por shtëpi të vërteta të vogla pikërisht për këta zogj.

Jada Fitch është piërisht personi që ka krijuar diçka të tillë, e cila jeton në Portland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prej disa kohësh ajo filloi të ruante krijmtarinë e saj, e cila përfshinte pikërisht ndërtimin e këtyre shtëpive të vogla për shpendët, të cilët qarkullonin në oborrin e shtëpisë.

Këto shtëpi të vogla për zogjtë ajo i ka vendosur në dritëret e shtëpisë së saj, ku brenda tyre mund të gjesh shumë detaje të vogla, që vetëm një njeri kreativ mund t’i mendojë.

Nëse këto shtëpi të vogla për zogjtë Jada arrin t’i kthejë në të papërshkrueshme nga uji, ato do të jenë strehimore të vërteta gjatë gjithë kohës për zogjtë që do t’i përdorin.

Arti i krijimit të këtyre shtëpive të vogla nga Jada, janë frymëzim i ardhur nga bota e kafshëve dhe natyrës, të cilat janë cilësuar dhe si ide që vlejnë për të mbrojtur mjedisin dhe botën e gjelbër e të shëndetshme, citon elbasani plus.

15202690_626870134140230_6315528377239027003_n 15192547_626870057473571_3946081467076496939_n 15203176_626869970806913_8602011608063948628_n 15179104_626869927473584_8151109732622030128_n 15171084_626869904140253_6717088340431188078_n 15178224_626869867473590_327571487877530310_n 15202684_626869824140261_8788636274262264736_n 15073365_626869787473598_9008915720479525329_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *