Tuesday , December 6 2016
mziu

Titulli “Qytetar Nderi” për Trump nga Bashkia Kamzës tërheq vëmendjen e mediave botërore

Shqipëria gjithmonë ka spikatur në botë për çudirat që e rrethojnë. Kësaj radhe në qendër të vëmendjes është vënë Kamza, pasi ditën e djeshme këshilli bashkiak dhe kryetari i Kazmës, Xhelal Mziu vendosën të shpallnin “Qytetar Nderi” Donald Trump.

Dekorimi i Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Kamzës, ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave botërore. E përditshmja britanike “Daily Mail” i ka kushtuar një rëndësi të veçantë dekorimit të Presidentit të ri Amerikan.

“Bashkia e Kamzës votoi unanimisht për Trump, si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator i politikës së jashtme, një komunikator popullor mendjemprehtë dhe një udhëheqës i kohëve moderne”, shkruan “Daily Mail”.

Në vendimin e marrë dje nga kjo Bashki, thekson gazeta britanike, përshëndetej Trump për “ofrimin e shpresës për të gjithë amerikanët, të cilët me të drejtë e ndjenë veten të tradhëtuar nga klasa politike.”

 “Kamza, në periferi të kryeqytetit shqiptar, Tiranës, është e drejtuar nga opozita e qendrës së djathtë , me kryetar Xhelal Mziun, i cili në faqen e tij në Facebook ka postuar një foto të vetes duke qëndruar pranë Trump, të dy me shenjën e fitores”, e përfundon shkrimin e saj “DailyMail”.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *