Friday , May 25 2018
Loading...
Loading...

Tjetër rast/ Pas një kontrolli në burgun e Peqinit, të burgosurit i gjetet drogë në qeli. Emri

Një e tjetër rast është përsëritur në burgun e Peqinit ku një të dënuari, gjatë një kontrolli rutinë, i është gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike në qeli.

Në njoftimin e policisë thuhet se:

Sokol Isufajt, 37 vjeç, banues në Elbasan, aktualisht i dënuar për veprën penale , ”Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”, gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e sigurisë I.E.V.P.Peqin në dhomën e tij, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8.5 gramë lëndë narkotike e llojit heroinë”.

Materialet hetimore në ngarkim të tij u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Edhe pak ditë më parë në këtë brug të sigurisë së lartë është kapur e sekuestruar një sasi e vogël hashashi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.