Thursday , December 8 2016
koco-glozheni-j

Tjetër vdekje në maternitetin ‘Koço Gliozheni’

Një 60 vjeçare ka humbur jetën në në maternitetin ‘Koço Gliozheni’. Vetëm para një muaji e gjysmë, një 35-vjeçare Aida Çajka humbi jetën së bashku me foshnjen e saj.

Viktima është Zenedi Harunaj nga Vlora, e cila ishte operuar përpara disa ditësh në këtë maternitet dhe pasi ishte larguar për në banesë, kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Harunaj u dërgua nga familjarët ditën e djeshme në spital, ku fatkeqësisht nuk arriti të mbijetonte. Prokuroria ka nisur hetimet për këtë ngjarje për të zbardhur shkaqet dhe për të zbuluar në rast se ka patur pakujdesi në mjekim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *