Tuesday , December 6 2016

Tmerr në Elbasan/ Çahet rruga, ja si e përpin autobotin në brendësi (FOTO)

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd ku një autobot është batuar në anë të rrugës, duke rrezikuar kështu jetën e shoferit.

Ende nuk dihet nëse ka të plagosur, po nga pamjet e publikuara nga Jetaoshqef, vihet re se rruga është çarë dhe si pasojë autoboti është rrëzuar.

Ai është përplasur me trasenë ndarëse dhe ndërsa rruga ka rrëshqitur, e ka marrë me vete kabinën e autobotit, ndërsa pjesa e kontejnerit ka ngelur në ajër.

Aksidenti ka ndodhur në vendin ku është shembur rruga, në Xibrakë. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar.

Edhe pse është dhënë fondi për riparimin e rrugës në Xibrakë, punimet nuk kanë nisur ende.

Policia vijon puna për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *