Tuesday , December 6 2016

Toleranca fetare, vlera që nuk duhet t’i humbasë Elbasanit dhe Shqipërisë.

Një akti i vërtetë tolerance dhe mirëkuptimi ka ndodhur dje në qytetin e Elbasanit, ku një grup mjekësh nga Arabia Saudite po kryenin vizita falas për fëmijët e qarkut të Elbasanit. Këto vizita u organizuan nga Myftinia Elbasan në bashkëpunim me organizatën “Mjekët Ndër Kontinente”.

Megjithëse këto vizita u organizuan nga Myftinia Elbasan, nuk ka qenë aspak problem për një misionare të krishterë të interesohet për një fëmijë tek mjekët e ardhur nga Arabia Saudite,raporton elbasaniplus.

Më qartë këtë situatë e ka përshkruar edhe një nga Imamët e qytetit të Elbasanit, Dorian Balliu i cili me një status në faqen e tij në facebook ka shpërndarë fotot e momentit të vizitës së misionares së krishterë.

Besimi na bashkon, politika na përçan.

Zonja në foto, është një misionare e krishtere. Ajo interesohet për shëndetin e Arturit të vogël i cili vuan nga një çrregullim muskulor në gjymtyrët e poshtme. Pa asnjë kompleks u paraqit sot në qendrën Pro-Life, ku Myftinia Elbasan në bashkëpunim me organizatën “Mjekët ndër kontinente” organizon vizita dhe kunsulenca mjeksore falas për qytetarët elbasanas, me një staf doktorrësh specialistë nga kryeqyteti Arabisë Saudite, Rijad. Dr. Abdulla që vizitoi Arturin është musliman, ndërsa motra në fjalë, e krishtere, pra besimi i bashkon njerëzit, politika i përçan. Ata sulmojnë me fjalë, ne i kundërpërgjigjemi me vepra.

Pro besimit!

Pro jetës!

Pro humanizmit!

dorian-balliu-fb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *